Vetting edhe në Kosovë, Kurti: Reforma në drejtësi është domosdoshmëri

9 Gusht 2023 | 14:02

Vetting edhe në Kosovë. Kryeminsitri Albin Kurti e sheh si domosdoshmëri reformën në drejtësi dhe vettingun si zgjidhje të shumë problematikave.

Këtë e ka deklaruar gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, ku ka thënë se ka shumë raste që prej mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona me precedentë penal janë ende të lirë.

Sipas Kurtit raportet tregojnë që niveli i kënaqshmërisë në qeverisje është rritur, por në sistem të drejtësisë është i ulët, ç’ka duhet të ngrejë alarmin e institucioneve.

Sipas statistikave të gjyqësorit, gjatë vitit 2022 Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim plotë 1,754 raste. Ky raport sipas kryeministrit të Kosovës e rëndon sistemin e drejtësisë, e vonon drejtësinë, humbet besimin e qytetarëve dhe në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase, rrezikon të inkurajojë krimin dhe kriminalitetin.

Për t’i dhënë dritën reformës në drejtësi prej 5 muajsh pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së qeverisë Kurti i ka uruar mirëseardhjen në kabinetin e tij qeveritar edhe ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026