Vuçiç paralajmëron Ukrainën: Do humbiste çdo gjë brenda ditës po njohët Kosovën

9 Gusht 2023 | 15:13

Ditët e fundit janë shtuar zërat se Ukraina do të njoh shumë shpejt Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar duke u shprehur se Kievi  “do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë”, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Është faji im dhe jam krenar për këtë faj. Sa i përket Ukrainës, ajo është shteti ynë mik. Imagjinoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbiste brenda një dite. Si do të mund të thotë pas kësaj se respekton të drejtën ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka problem  në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vuçic i i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, ku iu përgjigjën pyetjeve rreth një letre të deputetëve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan masa më të rrepta ndaj Serbisë.

Më 7 gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i dërguan një letër zyrtarët të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç tha se letra e deputetëve evropianë dhe amerikanë “nuk është kundër tij, por kundër Serbisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026