Emërohet administrator i inceneratorit të Tiranës, Baçi: Puna do vazhdojë normalisht
Arjan Baçi u caktua këtë të enjte si Administrator shtetëror i inceneratorit të Tiranës, i sekuestruar më herët nga SPAK.
Në një deklaratë për mediat ai tha se ishte gjykata ajo e cila e caktoi atësi administratorë dhe menjëherë pas njoftimit ai do të vazhdojë punën në mënyrë që procëesi i mbetjeve në këtë incenerator të mos ndërpritet.
Ai tha mes të tjerave se një nga problemet që ka vërejtur është se fakti se bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitorë në kompani dhe tha se po dërgohen shkresa për ti vënë para përgjegjësisë.
Arjan Baçi: Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme.
Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet