Partizani kërkon play off-in, përballet sot me kampionët e Letonisë
Partizani do të luaj sonte ndeshjen e parë eleminatore të raundit të tretë kualifikues për në Uefa Conference League. Kampionët e Shqipërisë, pasi kaluan me sukses Escalades në raundin e dytë të Conference League, do të sfidojnë kampionët e Letonisë me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në play off-in e këtij kompeticioni.
Në këtë ndeshje të parë të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç do të kërkojnë së paku të mos dalin me humbje, që më pas t’i lënë kartat e hapura për ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Sfida e dytë e këtij turi do të luhet në datë 17 gusht dhe është planifikuar për t’u zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë, sa i përket formacionit trajneri kroat duket se e ka të plotë ekipin. I vetmi shqetësim ka qenë gjendja e mbrojtësit të krahut, Andi Hadroj, i cili duket se i ka tejkaluar problemet dhe gjatë dy ditëve të qëndrimit në Letoni është stërvitur me grupin dhe pritet të jetë titullar mbrëmjen e kësaj të enjte.
Nëse Partizani ia del që të kaloj edhe këtë raund në kupat e Europës në play off-in e Conference League do të gjente fituesin e çiftit mes Astana dhe Ludogoretes.
Ndërkohë mbrëmjen e kësaj të enjte në fushë do të zbresin edhe dy ekipet e tjera shqiptare, Ballkani që luan ndaj Lincoln dhe Struga që sfidon Hesperenge.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes