Gjendet i vetëvrarë bodybuilderi që vrau 3 persona në Bosnjë
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.
I dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai kreu vetëvrasje.
“Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, e plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.
“Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
“Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij, dhe se operacioni i policisë po vazhdon”, tha ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviç për Radion Evropa e Lirë.
Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut