Më pak lindje| 10.284 bebe në 6 muaj, 12% më pak se vitin e kaluar
Numri i bebeve të lindura në pjesën e parë të vitit ishte 10 284. Shifrat flasin për një rënie me 12% në krahasimin me periudhën janar-qershor 2022.
Numri i bebeve të lindura në Shqipëri në pjesën e parë të vitit 2023 ishte 10 284. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022, numri është 12% më i vogël, çka flet për një nivel më të ulët në ritmin e rritjes së popullsisë.
Shifrat e nxjerra nga INSTAT tregojnë se shtesa është pozitive në periudhën janar-qershor, pasi numri i vdekjeve rezulton më i ulët me diferencë 73.
Sipas qarqeve, Tirana, Lezha, Dibra, Kukësi dhe Durrësi kanë regjistruar më shumë lindje se vdekje, ndërsa në pjesën tjetër të vendit rezulton e kundërta, ku Berati ka parë përkeqësimin më të madh statistikor me 20% më pak lindje se vitin e kaluar.
Kjo strukturë popullsie po krijon sfida të reja për shtetin, pasi nga ana tjetër po shtohet numri i personave mbi 60 vjeç.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.
Personat mbi 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye Censi i fundit për popullsinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk