Barcelona rikthen Decon, zbulohet posti drejtues që do të marrë ish-futbollisti
Barcelona njoftoi këtë mërkurën se ish-lojtari portugez Deco do të marrë postin e drejtorit sportiv të klubit.
Siç duket mesfushori 45-vjeçar ka pranuar ofertën e katalanasve duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare.
“Deco do të jetë përgjegjës për vendosjen e filozofisë sportive të FC Barcelona për të bashkuar skuadrën me trajnerin dhe do të bëhet shef i seksionit të futbollit”, thuhet në deklaratën e klubit.
Kujtojmë se Deco fillimisht iu bashkua Barcelonës nga Benfica në vitin 2004 dhe fitoi La Liga-n dy herë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2006. Ai qëndroi në klubin katalanas për katër sezone.
Deco më pas e vijoi karrierën te Chealsea, ku luajti dy sezone përpara se të përfundonte karrierën e tij me katër sezone te ekipi i Fluminense në Brazil.
Emërimi i Deco vjen pas një riorganizimi të Barcelonës të shpallur në maj, atëherë kur dhe drejtori sportiv Jordi Cruyff u largua.
Njoftimi klubit thekson gjithashtu se “në javët e ardhshme do të publikohen detajet e strukturës sportive të FC Barcelona”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut