Botërori i femrave| “Luaneshat” mbërrijnë në finale, britaniket mposhtën Australinë
Angli-Spanjë do të jetë finalja e botërorit të femrave, i cili po zhvillohet përgjatë muajit gusht. Pas iberikeve të cilat siguruan të parat biletën për në finalen e madhe, tashmë ishte radha e Anglisë, e cila mposhti në gjysmëfinale Australinë organizatore.
Luaneshat zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalen me Australinë, ndërsa arritën të gjejnë golin në pjesën e parë me Tune.
Në pjesën e dytë ishte ylli i Chelsea, Simona Kerr e cila solli barazpeshën, duke kthyer disi sigurinë tek Australia. Në minutat në vijim Hemp dhe Russo shënuan nga një gol, duke vulosur kështu triumfin 3-1, në favor të Anglisë e duke siguruar kështu finalen e madhe.
Në stacionin e fundit, pengesa është edhe më e madhe, e bëhet fjalë për Spanjën. Iberiket mposhtën në gjysmëfinale Suedinë me rezultatin 2-1, ndërsa protagonistja kryesore ishte Abeleila.
SHBA-të janë rekordmenet e kompeticionit, ku kanë arritur ta fitojnë 4 herë, 2 Gjermania dhe nga 1 edicion të fituar Norvegjia e Japonia. Finalja do të zhvillohet në Sidnej më 20 gusht, ndërsa ndeshja për vendin e tretë mes Australisë e Suedisë, luhet mëngjesin e një dite më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta