Bulqizë/ Shkeli rregullat e mbrojtjes në punë, procedohet brigadieri i minierës
Brigadieri i një miniere në Bulqizë është proceduar penalisht, pasi nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë.
Policia bën me dije se disa ditë më parë në këtë subjekt shpërtheu një sasi gazi dhe për pasojë pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, ju informojmë se;
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Euro rritet lehtë/ Këmbehet mbi 105 lekë, rriten edhe dollari e paundi
- Zjarret në Gjirokastër, kryebashkiaku thirrje barinjve: Mos luani me zjarrin!
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet