Hiqen çadrat e paligjshme në Ksamil, sekuestrohen 432 shezlong te Pema e Thatë

18 Gusht 2023 | 17:20

Sekuestrohen 432 shezlongë te ‘Pema e Thatë’, nën hetim 2 administratorë. Mbi 600 çadra dhe shezlongë në Ksamil janë sekuestruar nga policia pasi ishin vënë në kundërshtim me ligjin.

Në plazhin e quajtur “Pema e thatë” u sekuestruan 328 shezlongë dhe 164 çadra që ishin vënë pa autorizim.

Në plazhin e quajtur “Laguna” u sekuestruan 104 shezlongë dhe 52 çadra. Të dy administratorët u proceduan penalisht në gjendje të lirë pasi kishin vendosur në mënyrë të paligjshme shezlongët dhe çadrat, si dhe nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

Policia vijon kontrollet në të gjithë vijën bregdetare me qëllim  lirimin e hapësirave në plazhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026