Stokholm, rritet kërcënimi terrorist pas djegies së Kuranit

18 Gusht 2023 | 18:14

Qeveria suedeze ka rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi në 4 nga 5 nivele. Sipas kryeministrit Ulf Kristersson, në sytë e grupeve terroriste ndërkombëtare, Suedia është shndërruar nga një objektiv “i thjeshtë” në një objektiv “prioritar”.

Shefi i qeverisë ka saktësuar se lëvizja Hezbollah në Liban, Al Shabab në Somali dhe Al Kaeda janë mes grupeve që u kanë bërë thirrje simpatizantëve të marrin hak për djegien e Kuranit.

“E kuptoj që shumë suedezë aktualisht ndihen të shqetësuar nga niveli i ri i kërcënimit. Të gjithëve dua t’u them se duhet të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë si zakonisht. Ne e mbrojmë shoqërinë tonë nga ata që e kërcënojnë. Ne ngrihemi për vlerat tona demokratike, por edhe vetëmbrohemi. Ngrihemi për mënyrën tonë të jetesës, por dhe e mbrojmë veten”- theksoi Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë.

Kërcënimet janë të lidhura në mënyrë direkte me djegiet e Kuranit, që kanë ndodhur në Suedi, por edhe në Danimarkën fqinje.

Vetëm pak ditë më parë, më 14 gusht, pavarësisht debateve mbi kërcënimet, autoritetet suedeze autorizuan djegien e Kuranit në publik, që u krye nga dy shtetas me kombësi irakene.

Në komunikimin me mediat, kryeministri Kristersson deklaroi gjithashtu se disa sulme ishin shmangur, por nuk bëri të ditur detajet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026