Euro në rritje/ Rikthehet sipër 106 lekëve, për herë të parë që nga Qershori

18 Gusht 2023 | 18:52

Kursi i këmbimit të euros me lekun regjistroi një rritje të forte gjatë së premtes. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 106 lekë.

Kursi i Euros është rritur me pothuajse një lekë në një ditë, dhe për herë të parë që nga muaji qershor këmbehet me 106 lekë, pasi monedha europiane javët e fundit ka pasur shumë luhatje.

Gjithashtu rritje kishte dhe tek valutat e tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të premten me 98 lekë, ndërsa paundi Britanik arriti vlerën e 124 lekëve, niveli më i lartë që prej fundit të muajit qershor.

Rënia e kursit të Euros ka shkaktuar pasoja negative për sektorët eksportues të ekonomisë, por ndërkohë ka ndihmuar në uljen e kostos së importeve dhe në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste në ekonomi.

Në fund të kësaj jave, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë ankandin e dytë të blerjes së valutës për muajin gusht. Shuma e parashikuar për tu blerë në raundin e parë është 5 deri në 9 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026