Werder-Bayern ngre siparin, statistikat e sezonit të ri futbollistik
Bundesliga gjermane nis këtë të enjtë edicionin numër 61 në histori të futbollit, ndërsa ndeshja e parë për tifozët është Werder Bremen-Bayern Munchen.
Kampionët në fuqi do të tentojnë të mbrojnë titullin e fituar në javën e fundit, ndërsa ishin me pikë të barabartë me Borussia Dortmund.
Bavarezët këtë sezon vijnë me shumë ndryshime, pas disa ndërhyrjesh të kryera në merkato dhe me një sulmues bomber sic është britaniku Harry Kane.
Jo më kot cilësohen si rekordmenët e Bundesligës, pasi në 60 edicionet e mëparshme, 32 janë fituar nga Bayern. Sezoni pritet të jetë edhe më i luftuar nga të gjitha skuadrat, konkretisht ekipe si Leipzig apo Dortmund do të synojnë të bëjnë mirë, pse jo titullin kampion.
Kujtojmë se Superkupa e pak ditëve më parë u fitua nga Leipzig, i cili mposhti Bayernin me rezultatin 3-0, duke u dhënë kështu një mesazh bavarezëve se do të jenë një kockë e fortë në ligë.
2 janë skuadrat të cilat siguruan promovimin në elitën e futbollit gjerman, Heidenheim dhe Darmstadt. Në total kampionati do të ketë sërish 18 skuadra, rregull i cili vijon që prej vitit 1992. Java e parë nuk premton përballje ferri, por me interes është ajo mes Leverkusenit e Leipzigut, me të dyja skuadrat të cilat synojnë të renditen në 3 vendet e para.
Der Klassiker luhet në javën e 10-të, ku Dortmundi do të presë në shtëpi Bayernin e Mynihut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk