Zjarret në Vlorë, Balla: Vijon puna nga toka dhe ajri për eleminimin e flakëve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur punën e forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se tashmë situata është drejt normalizimit dhe se po vijon puna për eleminimin e të gjithë vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.
“Faleminderit forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eleminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut