Kurti reagon pas arrestimeve në Ministrinë e Tregtisë: S’ka kurrupsion te “rezervat”
Albin Kurti refuzoi të pranojë se ka korrupsion brenda strukturave drejtuese të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, pas arrestimeve që u kryen aty të premten. Ai dha mbështetje të plotë për ministren Rozeta Hajdari.
““Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”- tha Kurti.
Kreu i qeverisë sulmoi kundërshtarët në politikë, drejtësi dhe në media se po bëjnë përpjekje për të kthyer në pushtet, sipas tij, ish-sistemin e korruptuar.
““Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit. Edhe pse tё paktë nё numër, përfitimet e tyre kanё qenë shumëmilionëshe, andaj edhe nuk kanë se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar.
Tre zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u arrestuan më 18 gusht nën akuzën e korrupsionit për abuzime me rezervat shtetërore. Vetë institucioni ka mohuar abuzimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh