Po shkëlqen me Strugën, Zguro ‘sinjale’ pozitive trajnerit Sylvinho

20 Gusht 2023 | 14:16

Struga është një hap larg fazës së grupeve të Conference League, ndërsa pengesa e fundit mban emrin Breidablik. Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Duro ka zhvilluar paraqitje pozitive, ndërsa ka mundur të kalojë 3 raunde të kompeticionit, e për këtë meritë kanë dhe lojtarët.

Eksperienca dhe talenti janë ndërthurur në skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, madje edhe futbollistët e transferuar këtë verë. Njëri prej tyre është Vangjel Zguro, anësori që ka një karrierë të pasur futbollistike. 30-vjecari ka luajtur për disa skuadra në Superligën Shqiptare e madje deri në Amerikë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Bylis.
Zguro ka qenë një zgjedhje e zgjuar e teknikut Duro, ndërsa e ka treguar këtë me performancat e tij ndaj Buducnostit dhe Hesperange. Pogradecari njihet për temperamentin e tij dhe shpirtin luftarak në fushë, ndërsa do të ishte i gatshëm dhe për të dhënë kontributin në kombëtaren shqiptare. Në një situatë ku kuqezinjë kanë probleme në repartin difensiv për shkak të dëmtimeve, Zguro do të ishte një alternativë pozitive në krahun e majtë.

Performanca e tij në Evropë është një sinjal për trajnerin Sylvinho, i cili ende nuk e ka konfirmuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese. Kombëtarja shqiptare shpesh ka shfaqur probleme sa i përket mbrojtjes, ndërsa një lojtar i tillë, falë eksperiencës dhe formës pozitive që po kalon do të ofronte më tepër siguri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026