Do përfitojë tregu vendas nga nafta në Shpirag? Përgjigjet Rama: Qielli është kufiri

23 Gusht 2023 | 13:04

Kryeministri Edi Rama tha në konferencë për mediat se zbulimi i naftës në malin e Shpiragut do të sjellë ndryshime në ekonominë e gjithë shqiptarëve.

I pyetur nëse do të përfitojë tregu vendas nga kjo, Rama tha se është ende herët për të folur, pasi ende ka shumë punë për t’u bërë, por ai shtoi se nëse gjithçka shkon si duhet Shqipëria do të futet në një moment që e kemi ëndërruar prej kohësh.

Ai tha se “mes makinë dhe naftës” është një system i tërë industrial e do duhet kohë që gjërat të marrin drejtimin e tyre, por kur kjo të ndodhë “kufiri do të jetë qielli”, tha Rama.

Kjo është një temë komplekse. Jo më larg se mbrëmë isha me një grup investitorësh të huaj të cilët kur dëgjuan që Shqipëria nuk ka asgjë tjetër për një përdorues makine veç tarifës së regjistrimit dhe çmimit të naftës, mbetën pa fjalë.

Në të gjitha vendet e tjera ka të tjera gjëra,. Është në çmimin e secilit se sa naftë konsumon dhe në bazë të çmimit paguan, por nuk kanë taksa të tjera. Midis naftës dhe makinës është një sistem i tërë industrial, nëse nuk i ke këto dhe këto nuk ndërtohen në një ditë, për të rindërtuar dhe për të vënë gjërat në shina nuk është një ditë.

Pasi të bëhen të gjitha këto sigurisht që po, pasi në momentin që ne disponojmë një pasuri të tillë ne kemi në dorë edhe atë që sot nuk e kemi dhe nuk e ka asnjë shtet që nuk e ka këtë pasuri të tillë, influencën mbi çmimin. Nga ana tjetër, ne trashëguam një rafineri, që ishte një mbetje e të shkuarës dhe nuk kishte më asnjë mundësi për të prodhuar asgjë për ekonominë tonë.

Duke hyrë në këtë klub, atëherë patjetër që qielli është kufiri dhe hapja dhe ndërtimi I kapaciteteve përpunuese është pjesë e planit tonë. Kjo do të thotë se Shqipëria do vijë në atë moment që ne e kemi ëndërruar pre shumë kohësh e për shumë kohë ne nuk guxonim as ta shprehnim”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026