Makina u përplas “kokë më kokë” me motorin, detaje nga aksidenti tragjik në Ksamil

24 Gusht 2023 | 09:28

Një aksident tragjik me dy humbje jete e dy të plagosur ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil.

Një makinë tip Mercedes benz  e drejtuar nga një 17 vjeçar me inicialet E.R., që ishte me drejtim lëvizje Sarandë -Ksamil është përplasur me një motor i cili po shkonte nga Ksamil i në Sarandë.

Policia bën me dije se në motor ndodheshin dy turistë italianë të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë 17-vjeçari dhe një pasagjer 16-vjeçar që ndodhej në makinë me të kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026