Benzema tremb tifozët, francezi i pakënaqur tek Al Ittihad, mendon largimin

25 Gusht 2023 | 12:24

2 muaj më parë Karim Benzema transferohej tek skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite duke i dhënë lamtumirën Realit të Madridit, pas plot 14 vitesh.

Francezi u prit nga afro 60 mijë të pranishëm në stadium, duke i dhuruar një mikpritje madhështore, por duket se e gjithë kjo nuk mjafton për ta bindur 35-vjeçarin të qëndrojë.

Mediat franceze pohojnë se Karim Benzema është i pakënaqur në Arabinë Saudite, ndërsa po mendon seriozisht largimin nga skuadra. Fituesi i Topit të Artë ka marrëdhënie të tensionuara me teknikut Nuno Espirito Santos, ndërsa nuk preferohet nga ky i fundit. Sulmuesi është i pakënaqur dhe nga skemat e aplikuara prej tij, ndërsa sheh si zgjidhje largimin. Portugezi e ka kundërshtuar që në fillim afrimin e bomberit francez, duke e cilësuar si jo të denjë për skuadrën.

Shiriti i kapitenit po ashtu është një tekë e paplotësuar, e cila ka krisur edhe më tej marrëdhëniet mes palëve, ndërsa nënshkrimi i Jota nga Celtic nuk u prit mirë nga tekniku. Vetë skuadra e Al Ittihad ka pohuar se konflikti nuk ekziston, me Benzemanë që luajti si titullar në përballjen ndaj Rihad, ku arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026