Rreth 20 fëmijë polak në Spitalin e Vlorës/ Flet Drejtoresha: Shkaku i helmimit

25 Gusht 2023 | 20:46

Rreth 70 fëmijë polak janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Vlorës për shkak të një helmimi në anije.

Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore Bruna Mersini tha se ende nuk dihet nëse helmimi ka arhdur për shkak të ushqimit të kon sumuar apo për shkak të vapës, pasi fëmijët polak kanë qenë në udhëtim gjithë ditën e dielli mund të ketë ndikuar.

Ajo tha se pavarësisht se në spital janë shoqëruar të 70 fëmijët, rreth20 prej tyre kanë shenja helmimi dhe gjendja e tyre paraqitet e qendrueshme.

“Janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra, pastaj kanë marrë anijen për në Karaburun. Gjendja e tyre është në kontroll”,-tha Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore Bruna Mersini.

E pyetur se nga ka ardhur helmimi, mjekja tha:

“Ky është një shqetësim se edhe ne mjekët fillojmë hetimin epidemiologji, sapo të kryhen hetimet mjekësore, do kemi përgjigjen se nga ka ardhur. Këta janë fëmijë dhe vapa e qëndrimi në diell mund të ketë ndikuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026