Messi shënon në MLS, Inter Miami rikthehet tek fitorja, triumfon me rezultatin 2-0

27 Gusht 2023 | 13:19

Lionel Messi padyshim është futbollisti më i mirë në Amerikë, ku duket se kompeticionet mbeten veçse formalitet për të, me argjentinasin që shënon rregullisht.

MLS është rikthyer, po ashtu dhe Miami, i cili shijon 3 pikët pas disa rezultatesh negative radhazi. Përballja e radhës ishte ndaj New York Redbulls, e humbur nga këta të fundit me rezultatin 0-2.

Gomez zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë duke kaluar në avantazh Inter Miamin. Në minutat e fundit të sfidës ishte Kremaski që shërbeu për Messin, me yllin argjentinas që me portën bosh e ndali topin në rrjetë. Ndeshjen e radhës, Inter Miami e zhvillon në shtëpi ndaj Nashville, ndërsa një numër i madh biletash janë shitur që tani.

Kujtojmë se Inter Miami është në finalen e Us Open, ndërsa arriti të fitonte kupën e ligës pak ditë më parë. Messi është absolutisht protagonist kryesor në skuadrën që ka si pronar ish-futbollistin David Beckham, ndërsa që prej kalimit të tij në SHBA ka arritur të shënojë plot 11 gola.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026