Prokuroria spanjolle hap hetim për abuzim seksual ndaj Rubiales

28 Gusht 2023 | 15:45

Prokuroria spanjolle ka hapur një hetim paraprak për puthjen në buzë të mesfushores Jenni Hermoso nga kreu Federatës Spanjolle të Futbollit, nga Rubiales.

Sipas një deklarate të marrë nga agjencia e lajmeve AFP nga gjykata kombëtare spanjolle, “prokurorët nga gjykata kombëtare kanë hapur një hetim paraprak për të shqyrtuar faktet, të cilat mund të përbëjnë një vepër të sulmit seksual”, shkruan BBC.

Deklarata tregonte se gjykata do t’i ofronte Hermosos një shans për të ngritur një padi.

Pas përfundimit të finales së botërorit të femrave mes Spanjës e Anglisë, ku iberiket u shpallën kampione, Rubiales iu bashkua festës. Në momentet kur po shpërndaheshin medaljet e arit, 47-vjeçari puthi në buzë njërën prej futbollisteve spanjolle, konkretisht Jenni Hermoso. Veprimi u dënua menjëherë nga mediat dhe personazhet e lidhur me botën e futbollit, ndërsa cilësohet si prishje imazhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026