Raporti i KLSH për Onkologjikun: Aparatura që s’punojnë, mungesa në staf e shtretër
I vetmi spital Onkologjik që ka Shqipëria për trajtimin e sëmundjeve turmorale, nuk ka mundur t’iu jap shërbim të gjithë pacientëve, si pasojë e mungesës së disa aparaturave.
Kontrrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimtar të auditimit të performancës mbi “trajtimin e sëmundjeve tumorale”, ka nxjerrë në pahë se përgjatë vitit 2020-2022 , 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik nuk janë trajtuar me radioterapi, pasi mungon pajisja e Brakiterapisë.
Po ashtu, mos vendosja në punë e aparatit të Ortovoltazhit, që trajton kancerin e lëkurës ka lënë pa shërbim 200 pacientë të tjerë të prekur nga melanoma.
Audituesit kanë konstatuar se veç mungesës së këtyre pajisjeve, në spitalin Onkologjik pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja me kancer nga viti në vit, shpenzimet në buxhet për trajtimin e tyre nuk kanë ndryshur.
Numri i ulët e poltroneve të radioterapisë dhe shtretërve në këtë spital ka bërë që të rritet koha e pritjes për pacientët në marrjen e shërbimit.
Mungesa e burimave njerëzore është një tjetër gjetje e audituesve, e cila çon në ulje të efektivitetit të shërbimit të trajtimit, si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.
Spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi në spital për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Në total janë trajtuar të hospitalizuar vetëm 9% të pacientëve, ndërsa 91% e tyre e kanë marrë trajtimin e seancave të radioterapisë jo të hospitalizuar, sipas raportit.
Pranë Spitalit Onkologjik, nuk është ngritur dhe vënë në funksion njësia e kujdesit paliativ, për të bërë të mundur trajtimin e të sëmurëve paliativ me kancer në stadin terminal, nënvizon KLASH.
Në raport thuhet se Ministria e shëndetësisë nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi, si dhe mungojnë të dhënat në kohë reale të sëmundjeve tumorale si dhe nuk janë miratuar aktet administrative normative.
Mungesa e infrastrukturës së nevojshme të godinës së spitalit, ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të pacientëve duke ulur besimin për një shërbim spitalor të denjë dhe të pastër duke treguar se shërbimi i Spitalit Onkologjik, nuk ka efektivitet të plotë, për trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim.
Në shqipëri numërohen çdo vit 6 mijë raste të reja me kancer, në rritje kanë ardhur edhe shtrimet në spital.
Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve