Dëmtimi i syve nga telefoni, okulistja: 3 në 10 fëmijë kanë problem me shikimin
3 nga 10 fëmijë që paraqiten tek okuisti kanë probleme të dëmtimit të shikimit. Në një intervistë për Euronews Albania, mjekja Suzana Zhuka thotë se nga depistimi që bëhet prej 10 vjetësh për fëmijët që hyjnë në klasë të parë vihet re se problematikat e shikimit kanë ndryshuar.
“Fillimisht vinim re që kishim shumë raste të pakapura në kohë që kishin shikim të dobët një njërin sy, ishte më e theksuar hipermetropia, tani trendi që vëmë re pas 10 viteve është që po shfaqen shumë fëmijë me miopi. Në kabinetin tim, nëse unë vizitoj 10 fëmijë, 3 ose 4 janë me miopi, dhe në gjimnaz numri i nxënësve që mbajnë syze është i lartë”, thotë okulistja.
Specialistët fajësojnë përdorimin për një kohë të gjatë të celularëve si shkaktar kryesor të dëmtimit të shikimit.
“Miopia pas 20 vitesh do jetë primare, nuk do kemi raste të hipermetropisë, do jenë të rralla. Kjo ndodh si rezultat i përdorimit të celularëve”, shpjegon mjekja.
Mjekët okulistë apelojnë që tek fëmijët, përdorimi i pajisjeve teknologjike, qoftë celularë apo kompjuter duhet të kufizohet dhe të mos e tejkalojë 30 minuta në ditë, ndërsa kërkojnë nga prindërit që t’iu bëjnë vizitë të syve tek specialisti një herë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve