Shkupi pret Spanjën, formimi i qeverisë spanjolle i hap rrugë RMV-së në NATO
Formimi i Qeverisë spanjolle sjell shpresa në Shkup për ratifikimin protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Spanja është vendi i vetëm nga 29 shtetet e NATO-s, i cili akoma nuk ka ratifikuar këtë protokoll, për shkak të krizës politike atje.
Pritjet janë që protokolli të hyjë në rend dite në parlamentin spanjoll deri në fund të janarit.
Më pas duhet që protokolli të ratifikohet edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, para 11 shkurtit, kur është edhe data e shpërbërjes së kësaj përbërje parlamentare. Me përmbylljen e kësaj procedure, Maqedonia e Veriut automatikisht bëhet anëtare e NATO-s, pa pasur nevojë për të pritur një tjetër samit.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut u pa si një nga arritjet më pozitive për të dyja vendet.
Me këtë marrëveshje, Maqedonia e Veriut i hapi rrugë vetes për anëtarësim në organizmat euroatlantike, ku deri para një viti, kjo qasje mbahej e bllokuar nga shteti grek për shkak të emrit.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.