“Veterani” spanjoll tërhiqet pas 12 vitesh nga kombëtarja, 93 ndeshje me iberikët
Spanja duhet të gjejë një alternativë të re për krahun e majtë të mbrojtjes, me Jordi Albën që zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e iberikëve. 34-vjeçari ka vendosur zyrtarisht të lërë kombëtaren, ndërsa do të vijojë të jetë pjesë vetëm e Inter Miamit. Një veprim i tillë i përsëritur, pasi të njëjtën gjë bëri dhe veteran i mesfushës Sergio Busquets.
Pasi u largua nga Barcelona, me qëllim lirimin e hapësirës për të rinjtë, Alba ka marrë të njëjtin vendim edhe për La furia Roha. Luis De La Fuente e kishte planifikuar mbrojtësin si pjesë të skuadrës për rrugëtimin drejt Euro 2024, por duket se tani duhet të gjejë zëvendësuesin e tij. Alba iu bashkua kombëtares spanjolle në vitin 2011, ku ka luajtur plot 93 takime e madje shënuar 9 gola.
Anësori ka qenë lojtar kyç në trofetë e fituar, konkretisht Europianin e 2012 dhe Ligë ne Kombeve në edicionin që sapo u mbyll. Sipas shtypit spanjoll, vendimi është marrë pak ditë më parë, ndërsa është njoftuar federata dhe trajneri De la Fuente. Që prej 2008 Jordi Alba ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve zinxhir të kombëtares, ndërsa ka luajtur 5 ndeshje dhe me Katalonjën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës