Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO shtyn seancën për Alma Kaçin
Është shtyrë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Alma Kaçin, gruan e përfshirë në videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Kaçi i është drejtuar gjykatës për vendosjen e një mase më të butë se ajo e “Arrestit me shtëpi”.
Në një prononcim për media avokatja e saj deklaroi se vendimi për dhënien e masës së sigurisë është shtyrë poër një datë tjetër, kur do të dorëzohën të gjitha hetimet e kryera deri tani nga prokuroria. Ajo shtoi se akuza për Korrupsion aktiv nuk qëndron dhe masa e sigurisë për Alma Kaçin duhet të lehtësohet.
“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë”, tha avokatja.
Ish-kryebashkiaku i Kukësi, Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me një vajzë në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve