Objektivat e kombëtares U-21, Bushi analizon përballjet e radhës: Shanse në Evropian
Këtë të enjte është zhvilluar konferenca e radhës për shtyp e kombëtares së shpresave, ku trajneri Alban Bushi ka analizuar përballjet e kuqezinjve.
Plot 23 lojtarë janë ftuar në dy ndeshjet e radhës konkretisht ndaj Armenisë dhe Rumanisë. Objektivi i Shqipërisë mbetet kualifikimi në Evropianin e 2025-ës.
Bushi është shfaqur optimist duke pohuar se kualifikimi është i arritshëm.
“Ekipi ka shumë besim që do të marrim rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, unë kam shumë besim. Stafi gjithashtu. Kemi optimizëm. Do shkojmë të bëjmë më të mirën në Armeni. E dimë se kush është Armenia, pavarësisht se është një ekip më i dobët në letër. Por mendoj se nuk ka më ekipe të dobëta. Nëse nuk mobilizohesh, nuk jep maksimumin dhe nuk sakrifikon, atëherë çdo ekip bëhet problem. Mendoj që do të bëjmë shumë mirë në Armeni, gjithashtu edhe me Rumaninë këtu”, tha Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U21.
Plot 10 lojtarë nga lista luajnë në kampionatin vendës, ndërsa me performancat e tyre e kanë bindur teknikun.
“Kemi pasur lojtarë që nuk kishim ndërmend t’i ftonim, por kanë bërë mirë në kampionat dhe i kemi marrë. Disa lojtarë kanë ardhur nga jashtë, si Dajko dhe Mjaki që janë pjesë e Laçit dhe që janë lojtarë shumë cilësorë dhe mendoj se do të na shërbejnë shumë për ekipin. Por edhe lojtarët e tjerë si Buxhelaj dhe Preka do të doja të kishin më shumë minuta”, u shpreh Bushi.
Shqipëria është pjesë e grupit E, në këto kualifikuese, ku krahas Armenisë e Rumanisë, kundërshtarët e radhës janë Mali i Zi dhe Zvicra.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve