Mbi 1.500 km katrorë të djegur, Mitsotakis bën bilancin e dëmeve në Parlament
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi të enjten se sipërfaqet e djegura këtë verë nga flakët kalojnë përmasat e 1 mijë e 500 kilometrave katrorë. Dëmet më kolosale janë verifikuar në pyllin verior të Dadias, ku zjarret digjen prej 13 ditësh.
I kritikuar nga opozita e krahut të majtë, kryeministri konservator sërish fajësoi për katastrofën kushtet ekstreme të motit dhe krizën e klimës, pa lënë mënjanë valën e gjatë të të nxehtit që goditi vendin në korrik e që u pasua nga thatësira dhe erërat e ngrohta.
“Mbi 100 dronë do të monitorojnë zonat e rrezikuara, shpesh herë duke përdorur inteligjencën artificiale, kështu që ne mund të informohemi menjëherë nëse një zjarr bie. Gjithashtu do të vendosim sensorë për matjen e temperaturës dhe kamera në zonat arkeologjike dhe pyjet e rrezikuara. Ne do të regjistrohemi edhe në sistemet satelitore të avancuara, që do ta na japin informacion mbi progresin e zjarrit”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Po të enjten, mbi 100 zjarrfikës shtesë u vendosën në zonat e prekura nga flakët, duke e çuar totalin në 582, të mbështetur nga një flotë prej 10 avionësh dhe 7 helikopterësh nga 9 vende evropiane.
Zjarri i rënë më 19 gusht ka shkrumbuar shtëpi dhe sipërfaqe masive pyjore në rajonet Aleksandropolis dhe Evros, në afërsi të kufirit greko-turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve