Krijoi parti të re në RMV, flet Izet Mexhiti: Nuk e njoh më BDI-në
Izet Mexhiti i cili tashmë është larguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ka krijuar partinë e re Lëvizja Demokratike.
Ai ishte i ftuar këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania pikërisht për të folur për situatën e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe për shkëputjen e tij nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Mendoj se largimit tim i ka paraprirë një betejë e gjatë brenda BDI-së, që nga themelimi 5 qershor 2002, mund të jem një nga rastet e radha që nga pozicioni duke qenë në qeveri kemi dalë në opozitë.
Unë si individ kam pasur mjaftueshëm hapësirë që kam qenë nënkryetari i BDI, shef i grupit parlamentar dhe pozicione të tjera, por tashmë BDI-në nuk po e njoh më as unë, aq ka ndryshuar.
Është kapur nga ekzekutivi i cili është zgjedhur në 2020 jo duke respektuar statutin partiak dhe duke kaluar në këshillin partiak, por në mënyrë të imponuar dhe më pas i njëjti ekzekutiv ka kapur partinë dhe ka harruar zotimet dhe premtimet të bëra në 2020-ën”,-tha Izet Mexhiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit