Gjyqi i Trump do të transmetohet ‘live’ në televizion dhe platformat online

1 Shtator 2023 | 12:47

Një gjyqtar në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që procedimi gjyqësor ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe të pandehurve të tjerë në çështjen e manipulimit zgjedhor në shtetin e Xhorxhias të shfaqet në televizion.

Procesi do të transmetohet gjithashtu ‘live’ në faqen e internetit YouTube, ka vendosur gjyqtari i Gjykatës së kontesë Fullton, Scott McAfee.

Zoti Trump është mes 19 personave që akuzohen për komplot me qëllim përmbysjen e rezultatit zgjedhor të 2020-s.

Më herët, ai u vetëdeklarua i pafajshëm dhe hoqi dorë nga e drejta për t’u paraqitur në sallën e gjyqit javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Trump u vetëdorëzua në burgun e kontesë Fullton në Atlanta, ku bëri dhe foton sinjalistike.

Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe pretendon se procesi është i motivuar politikisht.

Në total, ish-kreu i shtetit përballet me 13 akuza, përfshirë atë të shantazhit, për ushtrimin e presionit ndaj zyrtarëve të Xhorxhias që të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet.

Në një dokument gjykate të dorëzuar të enjten, Trump tha se “e kuptonte tërësisht” natyrën e procesit dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në gjykatë.

“Në bazë të të drejtave të mija, zgjedh me vullnetin tim të heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykatë”, thuhet në dokumentin e firmosur.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, aktualisht kryesues i kandidatëve republikanë që synojnë nominimin për zgjedhjet e 2024-s, ka qenë i pranishëm në secilën nga 3 seancat e mëparshme, ku iu komunikuan akuzat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026