Berisha negociata me grupin e Bardhit/ Kikia: S’është hata, PD e ndarë nuk frymëzon
Gazetari Mentor Kikia tha për Euronews Albania se Partia Demokratike është përballë nevojës urgjente për t’u shndërruar në një parti reale opozitare, pasi në këto momente ajo nuk mund të jetë e tillë.
Duke komentuar qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se grupimi ni9 tij kishte shfaqur gatishmërinë për të vazhduar negociatat me grupimin e Gazment Bardhit, Kikia tha se bashkimi i tyre nuk duhet parë si “hata e madhe”, pasi e ndarë në tre pjesë Partia Demokratike nuk mund të tërheqë njerëz që ta mbështesin.
“Partia Demokratike është përballë nevojës emergjente për t’u shndërruar në parti opozitare, pasi tani për tani janë thjesht dy grupime që më tepër zihen më njëri-tjetrin se sa një opozitë reale përballë mazhorancës. Për këtë arsye nëse grupimi i zotit Bardhi, rikthehen me zotin Berisha dhe kolegë të tyre të tjerë, nuk shikoj ndonjë hata të madhe dhe as të tregohen me gisht pse janë këta, se këta bën kuvendin e datës 18.
Këto historitë e kuvendit janë histori të kaotizmit të Partisë Demokratike. Sot partia Demokratike ka të tjera probleme. Ajo që mbetet e pandryshueshme është fakti që Partia Demokratike është ndarë së paku në tre pjesë problem është se sot asnjëra prej tre pjesëve, nuk është një parti mjaftueshëm për të prodhuar frymë , për të mobilizuar mbështetës, për të tërhequr njerëz që t’i bashkohen”,-tha Mentor Kikia.
Ndërsa sa i përket një bashkimi të plotë të PD-së, gazetari tha se kjo nuk është më e mundur, pasi Basha dhe Berisha ka secili partinë e tij dhe sipas tij “në këtë jetë ata nuk bëhen bashkë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar