Grekët në protesta masive kundër kartave të reja të identitetit: Shkelet privatësia
Mbi 3 mijë persona kanë marrë pjesë në një tubim në Selanik, për të kundërshtuar kartat e reja të identitetit që do të shpërndahen në Greqi nga 25 shtatori.
Manifestuesit valëvisnin flamurin grek dhe mbanin banera kundër dokumenteve të reja, të cilat dyshohet se do të mbajnë edhe një qark që do të tregojë vendndodhjen e poseduesve.
Qytetarët pretendojnë se kjo praktikë shkel të dhënat e tyre personale.
“Do të kthehemi në një shoqëri Orwellian-e. Do të kemi një dosje të madhe digjitale me të dhënat personale, jetën private, të dhënat mjekësore, punën, gjithçka. Do të shkojmë diku dhe kjo do të regjistrohet. Për mua është e papranueshme”, deklaroi një protestues për mediat greke.
Ndërkohë që një tjetër qytetar u shpreh: “Karta do të mbajë numrin e sigurimit social, pagesat e taksave dhe të dhëna të tjera. Qeveria do të mund të shtojë për nevojat e saj çfarëdo të dhënash që dëshiron. Por ne nuk do të jemi në gjendje t’i lexojmë ato pavarësisht se do ta kemi këtë kartë”.
Disa qytetarë të tjerë i cilësojnë kartat e reja biometrike si një hap drejt “skllavërimit” të qënies njerëzore.
“Ata po përpiqen të imponojnë përmes kartave biometrike skllavërimin e qënies njerëzore, duke vendosur një kontroll absolut. Do të bëhemi si tek “Big Brother”, prandaj dhe po protestojmë”, tha qytetari.
Kartat e reja të identitetit do të përmbajnë të dhënat e zakonshme si emrin, emrat e prindërve, adresat, ndërsa grupi i gjakut do të jetë opsional.
Kryeministri Qirjakos Micotaqis deklaroi në mbledhjen e fundit të kabinetit të tij se dokumentet në fjalë janë pjesë e një sistemi të përbashkët identifikimi evropian, që do të bëhet i detyrueshëm.
“Nuk do të flas me detaje për lajmet e rreme që disa njerëz qarkullojnë. Ata janë një pakicë e shoqërisë greke. Kartat e identitetit nuk do të kenë as qark, as kamera, as mikrofonë dhe as gjëra të tjera që mund të dëgjohen. Qytetarët nuk duhet të bien viktima të talljeve”, deklaroi Mitsotakis.
Arqipeshkvi ortodoks Ieronimos ka deklaruar se Sinodi i Shenjtë i Kishës do të dalë brenda pak ditësh me një deklaratë lidhur me kartat e identitetit, për të cilat është planifikuar një tjetër protestë, fundjavën e ardhshme në kryeqytetin Athinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë