Interi poker Fiorentinës. Zikaltrit në krye të tabelës, Juventusi mposht Empolin
Kampionati Italian ka dhuruar spektakël në 3 javët e para, ndërsa vetëm dy ekipe kanë arritur të grumbullojnë pikë të plotë. Interi dhe Milani kanë aktualisht nga 3 fitore, ndërsa në javën e katërt, vetëm njëra prej tyre e ka mundësinë për 3 pikë, kjo për faktin se luhet derbi i Madoninës.
Zikaltrit morën një fitore të madhe të dielën me rezultatin 4-0 ndaj Fiorentinës. Thuram, Calhanoglu dhe një dopietë e Lautaros sollën triumfin për të besuarit e Simone Inzaghit.
Në vendin e dytë në tabelë renditet Milani e me radhë Juventusi, Lecce, Atalanta dhe Napoli. Bardhezinjtë po ashtu kanë reaguar në këtë sezon të ri, duke rrëmbyer një tjetër fitore, ndaj një kundërshtari si Empoli. Danilo dhe Chiesa ishin autorët e golave, ndërsa për tu përmendur është dhe penalltia e pritur nga portieri Etrit Berisha ndaj Vlahovic.
Në dy përballjet e tjera që përmbyllën javën e tretë në Itali, Torino fitoi minimalisht ndaj Genoas, ndërsa ndërsa Lecce mposhti në shtëpi Salernitanën.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni