Rama: Duhet të korrigjojmë të tashmen, të punojmë për Shqipërinë turistike 2030

4 Shtator 2023 | 17:23

Kryeministri Edi Rama tha në Asamblenë e Partisë Socialiste se pavarësisht suksesit të sotëm të Shqipërisë turistike, sërish duhet të korrigjojnë të tashmen për të rregulluar problematikat që janë shfaqur edhe gjatë këtij sezoni.

Ai tha se ka ende punë për të bërë me infrastrukturën e zonave turistike në mënyrë që Shqipëria të jetë gati për vitin 2030.

“Ky realitet është ku e ku më mirë, se sa ai i djeshmi, por ku e më ku më problematik se ai i të ardhmes. Detyra jonë është të ngulisim në kokë gjithnjë e më fortë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike, domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes si Maldivet e Europës, të huajt  që deri më dje na quanin shpella e Evropës kërkon me patjetër që askush të mos i mbyllë sytë para problemeve serioze që mbeten për të zgjidhur.

Janë shumë, nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simbol i Shqipërisë në mbarë mediat e huaj, e me radhë në disa pika të tjera nga Shkodra në Lezhë, në Durrës e në Sarandë. Korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët para gropave septike që mbledhin ujërat e zeza të hoteleve.

Korrigjimi i së tashmes është që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë veshët para kërkesës gjithnjë e më të madhe për shërbime cilësore dhe krah pune të kualifikuar. korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, për të bërë çdo gjë të domosdoshme për Shqipërinë Turistike 2030”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026