Zëvendësoi Delina Ibrahimaj, kush është ministri i ri i Financave

4 Shtator 2023 | 19:00

Në asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama prezantoi këtë të hënë ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Delina Ibrahimaj ministrja e Financave dhe Ekonomisë është zëvendësuar nga Ervin Mete i cili a ushtruar më herët detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Por kush është Ervin Mete?

Mete ka ushtruar më herët detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Para kësaj ai ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Gjatë drejtimit të institucionit që mbikëqyr tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe pensionet private vullnetare, janë miratuar ligjet kryesore për tregjet financiare nën mbikëqyrje, të përafruar në masë të gjerë me Direktivat Evropiane.

Mete mban pozicionin e negociatorit për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, i specializuar në të drejtë korporatash dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), në të drejtë fiskale, Z. Mete ka shërbyer më parë si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017.

Në këto funksione ka qenë përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mete ka qenë i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.

Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026