Agjenti imobiliar: Studentët nuk preferohen nga qiradhënësit, paragjykohen
Agjenti imobiliar, Orges Beti tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se studentët paragjykohen nga ata që japin prona me qira.
Sipas tij ndodh shpesh të ketë student të papërgjegjshëm, por ka një pjesë të tyre që nuk janë problematik dhe kanë vështirësi për të gjetur një vend banimi duke qenë se stabilitetin nuk e kanë si një familje.
“Sigurisht duke qenë të rinj, më aktiv, duke u kthyer në orët e vona, krijojnë dhe shqetësime. Nuk është vetëm problemi i pronarit të apartamentit që e lëshon me qira, por edhe i banorëve që janë rreth e rrotull, pra komunitetit. Dikush mund të ketë një fëmijë të vogël, dikush mund të ketë një person të sëmurë dhe studentët i shqetësojnë sepse kanë orare të çrregullta. Një pjesë e tyre janë problematikë, të zhurmshëm. Ata që jetojnë në grup sigurisht që e bëjnë këtë, jo gjithmonë. Ka dhe njerëz të përgjegjshëm, madje në disa raste duket sikur i paragjykojmë padrejtësisht, duke vënë disa kufizime, por jemi të detyruar,” – u shpreh Beti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës