Bardhi flet pas mbledhjes me Berishën, zbardh vendimet që ranë dakord
Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të takimit në tryezën e përbashkët mes deputetëve demokratë mbështetës të grupimit të tij dhe Sali Berishës.
Ai bëri thirrje për të gjithë ata që nuk ishin të pranishëm, sipas Bardhit një pjesë e vogël, që të bashkohen me opozitarizmin dhe të realizojnë misionin e tyre si deputetë.
Ndër të tjera, ai foli dhe për vendimet që u morën gjatë mbledhjes.
“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave,” – deklaroi Bardhi.
Ai shtoi se lajmi sot është që janë bërë bashkë gjithë deputetët e opozitës që e ndjejnë veten opozitar dhe duan të bashkojnë forcat në parlament me një agjendë të unifikuar për të bërë opozitën funksionale në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat