“Dikur i akuzonin”/Salianji: 80% e ish-ministrave të Berishës bashkëpunojnë me Ramën
Ervin Salianji deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se 80% e ish-ministrave të qeverisë Berisha sot bashkëpunojnë me Edi Ramën.
Gjatë debatit ai ngriti pyetjen se përse, nëse më herët i kanë akuzuar këta politikanë, përse sot kur janë pjesë e Partisë Socialiste, nuk i çojnë për ndjekje penale.
“Ju thoni që meqenëse në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike s’ka ministra të korruptuar dhe të dënuar, kjo qenka disavantazh. Kjo është avantazh se kanë bërë funksione publike. Ja po jua them edhe këtë se mbase nuk ua thotë ndonjë tjetër, unë po ta them drejtpërdrejt siç i kam thënë të gjitha. 80% e ish-ministrave të qeverisë së zotit Berisha në të kaluarën i ke sot në bashkëpunim me Edi Ramën dhe mos më bëj t’i marr me emra. A janë të korruptuar? Çoji pra në SPAK. Partia Socialiste ka 10 vite qeveris dhe nuk ka çuar për ndjekje penale ish-ministra që i ka akuzuar vetë. Cfarë besuesshmërie mund të ketë ajo,” – u shpreh Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje