Çfarë thonë ndërkombëtarët për bashkimin me Berishën? Përgjigjet Bardhi
Duke folur për bashkimin me Sali Berishën në “Now me Erla Mëhillin”, Gazment Bardhi tha se nuk i trembet një tërheqje vërejtje nga ndërkombëtarët për këtë fakt.
Siç sqaroi ai, për aq kohë sa nuk ka shkelur asnjë nga parimet që ndërkombëtarët duan të shohin te opozita shqiptare atëherë nuk ka arsye pse t’i druhet një paralajmërimi.
“Cilido që i fryn tezës që partnerët ndërkombëtarë kanë marrë vendime lidhur me PD-në apo opozitën sepse duan të shuajë PD-në dhe opozitën, në fakt është duke kontribuar për ngritjen e një fryme kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kam bërë takime me ndërkombëtarët. Kam pasur takim me 59 deputetë të Partisë Demokratike, jo vetëm me zotin Berisha. Takimi me zotin Berisha ka ndodhur të martën, sot jemi e enjte. S’kam pasur mundësi të kem takime. Më parë jam takuar me ndërkombëtarët dhe kam folur për nevojën që ka opozita për t’u forcuar dhe se në këtë moment ku ndodhet Shqipëria, vijimi i një konflikti brenda opozitës po shuan Partinë Demokratike dhe opozitën dhe po fuqizon në mënyrë të pamerituar Edi Ramën,” – u shpreh Bardhi.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve