VIDEO| Argjentina e nis me fitore, Messi shënon një supergol nga goditja e dënimit

8 Shtator 2023 | 14:55

Argjentina ka mposhtur Ekuadorin në ndeshjen e parë kualifikuese të zhvilluar mëngjesin e së premtes, ndërsa ka mjaftuar një gol i Lionel Messit.

Kampionët e botës dominuan në mënyrë absolute ndaj kundërshtarit, duke mos i lënë aspak mundësi reagimi, me 7 herë fituesin e “Topit të Artë” i cili konfirmon se është lideri absolut i albicelestëve.

Sfida e luajtur në Buenos Aires nuk pati shumë histori, me pjesën e parë e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë argjentinasit u vunë në kërkim të golit, por nuk ia arritën deri në minutën e 78’, aty ku Messi ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi duke shtangur portierin Galindez. Sulmuesi i Inter Majemit e dërgoi topin mbi mur, ndërsa gardiani ekuadorian qëndroi statik në katërkëndësh.

Me këtë fitore Argjentina e nis mbarë fazën kualifikuese, ndërsa ndeshja e radhës është ajo ndaj Bolivisë në transfertë më 12 shtator. Në përballjet e tjera, Kolumbia fitoi minimalisht ndaj Venezuelës, ku goli u shënua nga Rafael Borre. Paraguai dhe Peruja u ndanë në paqe, ku asnjëra prej tyre nuk arriti të gjente golin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026