Nis edicioni i 5-të i festivalit multikulturor për komunitetet pakicë në Kosovë
Mungesa e arsimimit, papunësia, paragjykimet, diskriminimi dhe gjendja e rendë socio-ekonomike, janë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunitetet pakicë në Kosovë.
Këtë e thonë pjesëtarët e këtyre komuniteteve që ishin pjesë e edicionit të 5-të Festivalit Multikulturor, i cili këtë vit moto kishte “Le të festojmë ngjashmëritë tona”.
Këto që thonë këta te rinj të komuniteteve romë, ashkali e egjiptian u konfirmuan edhe nga lidere shtetëror, organizata të këtyre komuniteteve e organizata te huaja që trajtojnë pakicat.
“Ende ekziston një hendek arsimor mes mesatares së Kosovës dhe komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Ka varfëri më të lartë dhe mohim të aksesit të strehimit, por programi i tre ditëve të ardhshme do të na tregojë se ka shumë pika të përbashkëta dhe se ne mund të eksplorojmë ngjashmëri në të mirat dhe në ato gjëra jo aq të mira.”- tha Beate Elsässer shefe e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë
Megjithatë, të gjithë u pajtuan se me shume nga këto sfida ballafaqohen sot të gjithë popujt e botës, pavarësisht se çfarë nacionaliteti kanë.
Ky festival do mbahet për tri dite jo vetëm ne Prishtine, por edhe në komuna tjera, si në Obiliq, Kamenicë e Graçanicë.
Kjo ngjarje kulturore dhe vetdijësuese tenton të sjellë për publikun traditat, muzikën, ushqimin dhe veshjet e shumë kulturave në Kosovë.
Ky festival përveç panairit atizanal, muzikës, shfaqjeve artistike multikulturore dhe workshope kreative, ndau edhe çmime për aktivistet që kontribuojnë për komunitetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve