Opozita në Serbi njësoj si qeveria, politikani serb: Po presin të ‘plasë’ në Ukrainë

9 Shtator 2023 | 08:48

Politikani serb Nenad Çanak tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se opozita në Serbi quhet opozitë vetëm sepse nuk është në pushtet, por në fakt të gjitha këndvështrimet i ndan njësoj si qeveria.

Sipas tij ata po presin ripozicionimin e Putin në arenën ndërkombëtare me diçka “spektakolare” që duan të ndodhë në Ukrainë. Në këtë formë edhe ngadalësojnë normalizimin me Kosovën.

“Besoj se shumica e opozitës është në opozitë vetëm sepse s’janë në pushtet. Nëse i pyesni ata për disa çështje politike, do t’ju japin të njëjtën përgjigje si regjimi ne fuqi. Ndaj, mendoj se të gjithë ata po përpiqen sa më fort të munden të ngadalësojnë procesin me Kosovën dhe normalizimin me Kosovën, edhe po presin, po tregohem realist, po jap mendimin tim, po presin të ndodhë diçka spektakolare në Ukrainë, domethënë, të përparojë Kremlini dhe Putini të riforcojë pozicionin e tij ndërkombëtar,” – u shpreh Çanak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026