Kapet mbi 30 kg drogë e ndarë në pako të vogla të presuara, 2 të arrestuar
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Lorenc Panganika deklaroi në një konferencë të përbashkët me Prokurorin Petrit Vukaj se kanë goditur një grup kriminal i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike drejt shtetit grek. 2 persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim.
30 kg kanabis dhe gjysmë kilogrami kokainë janë sekuestruar.
Kontrolle janë kryer në banesën e shtetasit me iniciale E.M., dhe në makinën e tij. Lënda narkotike u gjet në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet) e ndarë në pako të vogla të presuara.
Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për perpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.
Ky operacion thekson sërish vendosmërinë e DVP Fier, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe krimeve kundër pronës dhe pasurisë.
Njoftimi i policisë:
Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve