Sfida me Poloninë, Silvinjo: Shkojmë me shpirt, zemër e popullin shqiptar në fushë
Trajneri i ekipit kombëtar Silvinjo, u shpreh optimist në prag të ndeshjes që Shqipëria do të mbajë në kuadër të kualifikuesve me Poloninë këtë të dielë.
Në konferencën për shtyp këtë të shtunë, Silvinjo tha se janë të vetëdijshëm që kanë përballë një kundërshtarë të fortë, por ekipi shkon me gjithë zemër e shpirt në fushë për të dhënë gjithçka. Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e bukur me lojtarët që do të hyjnë në fushë për të fituar.
“E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithçka.
Të gjtihë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari e ndodh që edhe mundesh. Tani flitet për Poloninë, është ndryshe, është ndryshe nga Çekia, luan ndryshe. Duhet të përgatitemi mirë, por edhe për ne ka limite. Ne duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe përgatitesh për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka”, tha Silvinjo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet