Gazetari zbulon çfarë pa në Shpirag 5: Rezervuari i naftës kalon kontratën e Shell

9 Shtator 2023 | 21:22

Gazeatri i Euronews Albania, Neritan Gjergo, zbuloi detaje të reja nga kërkime për naftë në malin e Shpiragut.

I ftuar në emisionin “Revieë”, Gjergo theksoi se nxjerja e naftës nga Shell në Shpirag mund të konkretizohet në vitin 2033 ose 2035. Ai theksoi se kompania konfirmoi rezervuarin e naftës pas zbulimit të naftës në pusin Shpirag 5.

Sipas tij ky pus gjendet 3 km larg 4 puseve të tjera të kompanisë, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një rezervuar të madh nafte me sasi cilësi tepër të lartë.

Gjergo nënvizoi se shtrirja e rezervuarit të naftës del dhe jashtë kontratës së nënshkruar me Shell.

“Pasi kam vizituar pusin Shpirag 5 në muajin mars mund të kem kuptuar dhe më shumë. Shell në daljen e fundit që ka bërë kryeministri, por dhe në vizitën që ka bërë në Shpirag 5, ka konkretizuar gjetjen e një vendburimi të madh nafte. Kjo sepse largësia nga puset fillestare është 3 km larg. Nëse shohim katër puset e para ku është zbuluar naftë, por me Shpirag 5 u zbulua se ky rezeruar është dhe më i gjerë se sipërfaqja që ka marrë Shell në kontratën koncesionare.

Ka dhe zona të tjera ku mund të hyjë Shelli apo qeveria për të vijuar kërkimet. Shell mund të pezullojë aktivitetin, ose të nisë dhe 10 puse të tjera, mund të fillojë shitjen në vitin 2033 ose në vitin 2035, çka do të thotë që ky entuziazëm do të na mbajë për vite me radhë”, tha Gjergo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026