Votohen në Kuvend dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj
Ka nisur në Kuvend seanca plenare, ku po votohen dekretet e presidentit Bajram Begaj për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.
Burime bëjnë me dije se në seancën plenare janë 110 deputetë prezentë. Deputetët kanë votuar për shkarkimin e Olta Xhaçkës me 95 vota pro dhe 1 kundër. Mësohet se kundër shkarkimit të saj ka qenë Erion Braçe.
Shkarkohet Ogerta Manastirliu nga posti i Ministres së Shëndetësisë 110 vota pro, asnjë kundër
Shkarkohet Evis Kushi me 99 vota pro dhe 3 kundër. Kundër shkarkimit të Kushit nga posti i Ministres së Arsimit kanë qenë tre deputetë nga opozita.
Shkarkohet Frida Krifca 107 pro asnjë kundër. Kjo e fundit nuk ka qenë prezente në sallë.
Edona Bilali shkarkohet me 102 pro, 4 kundër. Kanë qenë deputetët e opozitës që kanë votuar kundër shkarkimit të saj.
Emërimet
Arbjan Mazniku emërohet Ministër i Shtetit për pushtetin vendor me 73 pro, 35 kundër nga opozita
Albana Koçiu emërohet Ministre e Shëndetësisë me73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër
Igli Hasani emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër
Ogerta Manastirliu emërohet Ministre e Arsimit dhe Sportit me 72 vota pro, 35 vota kundër dhe 1 abstenim.
Anila Denaj emërohet Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 73 vota pro, 27 kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
Zelensky i dërgon letër Putinit, i kërkon takim ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës
- 10:47 Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
- 10:46 Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat
- 10:42 U plagos një ditë më parë në Maliq, si paraqitet gjendja e efektivit. Autori jashtë rrezikut për jetën
- 10:33 Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij
- 10:28 Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave