Kundërpërgjigje ndaj Bashës? Bardhi e Berisha njoftojnë datën e mbledhjes së radhës
Deputetë e PD nën drejtimin e Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit kanë lajmëruar mbledhjen e radhës të përbashkët, që do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 13 shtator 2023, ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të grupeve parlamentare, në Kryesinë e Kuvendit.
Kjo mbledhje pason atë të disa ditëve më parë, ku grupi Bardhi dhe grupi Berisha ranë dakord të ndjekin një axhendë të përbashkët parlamentare.
“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, – deklaroi Bardhi pas mbledhjes së parë.
Në të njëjtën datë, më 13 shtator, kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestuesve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin