“Të talentuarit me Shqipërinë”, Andi Lila: I kërkoj ndjesë Kosovës, por…
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë futbollistët më të mirë që kanë gjak shqiptar duhet të veshin fanellën kuq e zi.
Sipas tij në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, ata më të talentuarit duhet të përfaqësojnë Shqipërinë.
“I kërkoj ndjesë skuadrës së Kosovës, por unë jam një ish-futbollist i ekipit kombëtar dhe do të doja që gjithë futbollistët më të mirë, jo vetëm Kosovë, Shqipëri, në viset ku jetojnë shqiptarët, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, më të mirët duhet të vijnë për Shqipërinë. Shqipëria në 8 vite, po bëhet hera e dytë që po merr pjesë në një kampionat europian, pra është shumë, jemi në rrugën më të mirë të mundshme. Edhe futbollistët në diasporë, nuk do doja kurrsesi për shembull që brezi i dytë ose i tretë që po rritet jashtë Shqipërie të zgjidhte për shembull përfaqësuesen e Anglisë. Për shembull, ka shumë të rinj të talentuar që po rriten në Angli, duhet të vijnë të luajnë të gjithë për Shqipërinë, edhe ato që kanë nënën shqiptare dhe babain brazilian po themi ose nuk e di çfarë e kanë. Pra futbollistët më të mirë që kanë një gjak shqiptar duhet të vijnë të përfaqësojnë shqiptaren kuq e zi,” – u shpreh Lila.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër