Kosova synon fitoren e parë, dardanët luajnë me Rumaninë në transfertë

12 Shtator 2023 | 16:02

Shanset për një biletë drejt Euro 2024 sa vijnë e zbehen për Kosovën, e cila ende nuk e ka shijuar fitoren.

Dardanët do të luajnë në mbrëmje një tjetër përballje decizive në këtë rrugëtim, ndërsa ndeshen në transfertë ndaj Rumanisë. Atmosfera në skuadër është pozitive, ndërsa synohet fitorja e parë në grupin I.

Deri më tani, dardanët kanë zhvilluar 5 ndeshje, ku numërojnë 4 barazime dhe 1 humbje, ndërsa përballja e luajtur në Fadil Vokrri u mbyll në shifrat 0-0.

Asokohe në krye të ekipit qëndronte francezi Alain Giresse. Ardhja e Primoz Glihës e ka rikthyer disi harmoninë, ku përballja e fundit ndaj Zvicrës u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Muriqi shënoi një dopietë.

Në anën tjetër rumunët janë më të qetë, për faktin se numërojnë vetëm rezultate pozitive, për më tepër gjenden në vendi ne dytë në grup me 9 pikë. Një humbje e dardanëve këtë të martë do të përkthehej në 10% shanse drejt Euro 2024, duke parë dhe ecurinë e Izraelit i cili po ashtu në rast se mposht Bjellorusinë, do të ngjitej në kuotën e 11 pikëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026